Shqipëria do të luajë ditën e diel sfidën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë. Kjo ndeshje do të luhet pa tifozë për shkak se Qeveria refuzoi kërkesën e FSHF-së për të pasur rreth 30% të tifozëve në “Air Albania”.
Ditën e nesërme, dy partitë kryesore në vend PS dhe PD do të hapin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit dhe në shesh pritet të ketë me qindra njerëz.
Një e tillë bie ndesh me rregullat e Qeverisë që nuk lejon tifozët në stadium, por i lejon nëpër mitingje. Lidhur me këtë gjë ka reaguar edhe drejtori i komunikimit në FSHF, Andi Verçani që përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar këtë vendim të Qeverisë pas një shkrimi të gazetarit, Andi Bejtja.
“Lajmi i fundit nga Komiteti Teknik i Eksperteve: Covid shpërndahet në tribuna stadiumesh, në mitingje partish ku njerzëit janë b*th më b*th e gojë më gojë nuk shpërndahet. Tung për sot”, shkruan Verçani në postimin e tij./newsport/