Vllaznia barazoi 1-1 me Teutën, në ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana”. Shkodranët i shkuan shumë afër fitores, por u barazuan nga vendasit në minutën e 100-të, çka solli edhe një reagim të ashpër të trajnerit kuqeblu.

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, duke komentuar shpërthimin e trajnerit të Vllaznisë, Elvis Plori, në fund të takimit me Teutën, tha se golat në fund djegin. Xhixho, u shpreh se në minutat e fundit të ndeshjes, adrenalina është në pikën maksimale.

Shpërthimi i Plorit në fund? Është e dhimbshme që të pësosh gol të tillë si Vllaznia në minutën e 100-të. Adrenalina e atyre që marrin pjesë, në ato minuta është në pikën maksimale.

Duhet ta provojmë, në stol ose në fushë, për të dhënë leksione. Të shënosh ose të pësosh gol në ato minutë, reagimi pritet i tillë. Golat në fund djegin.