Fillimi i këtij sezoni nuk ka qenë ashtu siç edhe pritej për skuadrën e Laçit që nga një skuadër solide dhe me një paraqitje mjaft të mirë në Kupat e Europës, edhe pse bëri një merkato cilësorë, duke afruar lojtarë të huaj, por edhe nga ata që kanë spikatur në elitë edicionet e fundit në disa ekipe, sërish nuk morën pikët që pritnin dhe kishin objektivë.
Si rrejdhojë ndodhën edhe lëvizjet në staf, ndërsa tashmë në krye të ekipit, është Shpëtim Duro që drejtoi ekipin edhe në ndeshjen ndaj Teutës në Durrës, e para për të zyrtare.
Laçi
“Jemi miq me presidentin, tentativat kanë qenë edhe më parë për të bashkëpunuar. Laçi ka një ekip cilësorë dhe pavarësisht vështirësive pranova që të jem trajner te Laçi.Është një ekip shumë i mirë, ka cilësi dhe kualitete dhe me potencialin që kemi dhe punën që do të bëjmë të gjithë së bashku të bëjmë më të mirënnë vijim, – tha në “Vizion Plus” trajneri i Laçit, Shpëtim Duro.
Vllaznia
“Unë nuk mund të them objektivat, sepse ato para fillimit kanë qenë madhore. Jo se nuk janë në këto moment, por unë nuk jam në situatë të barabartë si në fillim. Të marim sa më shumë pikë duke filluar nga ndeshja me Vllaznine, pastaj duke parë edhe sipas ecurisë të flasim për objektivat”, – tha Shpëtim Duro, trajneri i Laçit në prag të sfidës me Vllazninë, ndërsa skuadra kubrinase ndodhet në kulmin e përgatitjeve në prag të ndeshjes me kryesuesit aktualë të Superiores./vipsport/