Shqiperia e nis me humbje serine e ndeshjeve eliminatore te “Euro 2020” teksa eshte mundur sonte ne “Loro Boriçi” 0-2 nga Turqia para 13 tifozeve te saj.

Nje humbje e ardhur kryesisht prej gabimeve te vete lojtareve tane megjithate ato edhe ne manovren sulmuese lane shume per te deshiruar duke treguar se do te kene shume probleme ne vazhdimesi.

Loja filloi me nje rast te mire te Balajt ne minuten e 15-te por qe nuk u shfrytezua ashtu si duhet prej tij. Loja fiton emocione por gjerat marrin per keq pak minuta me vone. Turqia kalon ne avantazh ne minuten e 21-te. Ka qene nje gabim i mbrojtesve tane ne largimin e topit dhe Yilmaz Burak nuk ka falur duke shenuar.

Pjesa e pare mbyllet 0-1 per miqte. Ne fillimin e se dytes e njejta histori me Shqiperine qe ka me shume deshire por ata qe shenojne jane miqte.

Turqia ka shenuar edhe golin e dyte ndaj Shqiperise. Ka qene minuta e 55-te kur Çalhanoglu ka shenuar serish ne porten e Berishes dhe tashme gjerat behen me te veshtira per tanet.

Trajneri Panucci merr ofendime ne kor nga tifozet tane megjithate ai ende shpreson dhe hedh ne fushen e lojes edhe Sadikun e Grezden megjithate asgje nuk ndryshon.

Shqiperi- Turqi 0-2
Burak ’21, Çalhanoglu 55