hqipëria arriti fitoren e dytë radhazi duke mundur kësaj radhe në transfertë Ishujt Faroe, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Europianit “Gjermani 2024”.

Sfida nisi mjaftë mirë për kuqezinjtë, të cilët provuan shumë herë në portën vendase, teksa goli erdhi në minutën e 20’ me Nedim Bajramin.

Gjithsesi rastet nuk munguan nga të besuarit e Silvinjos, me Cikalleshin që përveç një penalltie, shpërdoroi dhe dy raste të pastra, por në fundin e pjesës së parë, Ishujt Faroe barazuan me Faero.

Në pjesën e dytë, ishte një kryevepër e Kristjan Asllanit, i cili me një supergol kaloi sërish kuqezinjtë në avantazh në minutën e 51’.

Raste për të shënuar patën dhe Uzuni me Seferin, por pa mundur të gjenin rrjetën, ndërsa dhe vendasit u treguan shumë kërkues.Në fund ishte Ernest Muçi i cili shfrytëzoi një rast të artë për të shënuar dhe golin e tretë.

Kështu Shqipëria merr fitoren e dytë radhazi duke mbajtur gjallë shpresën për në Europian, duke u ngjitur në vendin e dytë, kjo falë dhe fitores së Moldavisë ndaj Polonisë, ndërsa Ishujt Faroe vazhdojnë të jenë në fund me një pikë.

REZULTATI:

ISHUJT FAROE 1-3 SHQIPËRI

Faero 45+1′ / Bajrami 20′, Asllani 51′, Muçi 90+1′