Shqipëria ka vuajtur në vitet e fundit largimet e futbollistëve nga ekipet e moshave, drejt skuadrave përfaqësuese të Greqisë.

Së fundmi ishin Durmishaj dhe Vrushaj ato që veshën fanellën helene teksa asaj rruge u duk se ishte edhe Rezart Rama që ka qenë njëkohësisht edhe kapiten te Shqipëria U19.

Grekët donin me çdo kusht shërbimet e talentit kuqezi dhe kërkonin t’ia rrëmbenin Shqipërisë. Ai u transferua në merkaton e verës në kampionatin anglez duke firmosur me skuadrën e Notingam Forestit, skuadër kjo që ka të njëjtët pronarë që ka Olimpiakosi.

Mesa duket, Shqipëria ka arritur të fitojë luftën për Ramën dhe ai është grumbulluar me Shqipërinë U20. Vetë trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi e konfirmoi diçka të tillë në konferencën e sotme dhe Rama është pjesë e Shqipërisë U20. /VipSport/