Klubet turke të futbollit janë bërë kohët e fundit ndjekës të rregullt të kampionatit shqiptar, për të peshkuar talente me kosto të ulët që t’ua bashkojnë ekipeve të tyre.
Kjo ka shtyrë këto klube jo vetëm që të kenë një vëmendje më të madhe ndaj futbollit që luhet në vendin tonë, por edhe të ndërtojnë shkolla të mirëfillta futbolli, në mënyrë që t’i rritin vetë ata lojtarë që mendojnë se në të ardhmen mund t’u shërbejnë.
Klubi i Bursaspor, aktualisht pjesë e kategorisë së dytë turke, pak kohë më parë ka hapur një shkollë futbolli në Prishtinë.
Por tani ky klub konfirmoi gjatë një interviste të drejtorit të akademisë, Ajkut Turan, që një lëvizje të ngjashme ta bëjë edhe në Superiore, si pjesë e projektit për gjurmimin e talenteve të reja në të gjithë Ballkanin.
Bursaspor ka projektuar që së shpejti të shtrihet në të gjithë Ballkanin dhe kështu, bashkë me Kosovën e Shqipërinë, këtë plan ta vërë në zbatim edhe në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, apo edhe Bosnjë Hercegovinë. /vipsport/