Kombëtarja shqiptare U17 ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme përgatitjet e saj për pjesëmarrje në kualifikueset e Kampionatit Europian të muajit të ardhshëm. Skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri, pas suksesit 3-0 në “Loro Boriçi” pak ditë më parë ndaj Malit të Zi, ka mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen e dytë në fushën kundërshtare.

Ashtu si në ndeshjen e parë ndaj malazezëve, kuqezinjtë kanë qenë dominues dhe i janë afruar disa herë golit, duke arritur të godasin edhe shtyllën me anë të Mitajt. Disa futbollistë iu afruan portës kundërshtare, por nuk ishin aq të saktë sa në takimin e parë në Shqipëri, ndaj ndeshja u mbyll me barazimin 0-0.

Formacioni i Shqipërisë: Rroku, Zalli, Mehmeti, Krasniqi, Janaqi, Mitaj, Mahmuti, Lusha, Dervishi, Bytyqi, Kasemi. (U aktivizuan: Tora, Mata, Papa, Gjuzi, Preka, Simoni, Spahija, Asallari, Çereni)

Siç shikohet, kete here ndryshe nga takimi i pare, mbrojtesi shkodran Marçelino Preka nuk eshte aktivizuar si titullar, por ka luajtur ne pjesen e dyte nderkohe qe lojtari i Akademise Vllaznia Flori Spahija ka luajtur rreth 25 minuta ne pjesen e dyte.

Tani Beqiri do të fillojë punën për të ndërtuar grupin përfundimtar prej 20 lojtarësh që do të marrë pjesë në nëntor në kualifikueset e Europianit ku Shqipëria përballë do të ketë në grup Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. /vipsport/