Ditën e sotme ne Korçe është luajtur ndeshja miqësore mes Shqipërisë U-19 dhe Maqedonisë së Veriut U-19. Takimi ka përfunduar me rezultatin 1-1, ku asnjë prej skuadrave nuk ka arritur të triumfojë.

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë miqtë, të cilët në minutën e 12-të kanë kaluar në avantazh me të Todorovskit.

Mirëpo, të besuarit e trajnerit Nevil Dede në pjesën e dytë kanë hyrë me tjetër menatlitet në fushën e lojës dhe në minutën e 60-të kanë gjetur rrugën e rrjetës me anë të Brojës, duke i çuar shifrat në 1-1.

Futbollisti me origjine nga Malesia e Madhe dhe qe eshte pjese e Çelsit, ne kete menyre i tregoi vlerat e tij edhe ne kete ndeshje duke treguar edhe njehere tjeter se do te jete nje element shume i rendesishem per te ardhmen e kombetares kuqezi.