Përfaqësuesja shqiptare ka nisur që sot pasdite punën në rerren për të përgatitur ndeshjet e saj të kualifikuesve të Botërorit.
Trajneri Edi Reja ka pasur grupin e futbollistëve thuajse të plotë dhe menjëherë është vënë në vëzhgim të gjendjes së tyre fizike, për të kuptuar se si është situata që po kalojnë lojtarët.
Futbollistët janë grumbulluar thuajse të gjithë në Barcelonë dhe stërvitjen po e kryejnë në nj vend të cilin Keidi Bare e njeh shumë mirë, fushën stërvitore të Espanjolit në kompleksin që mban emrin e ish-futbollistit Daniel Harke. Reja ka vendosur që të bëjë vetëm ushtrime rikuperimi për ata lojtarë që kishin luajtur dje, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ka nisur ushtrimet me topin, për të përgatitur disa lëvizje që mund të aplikohen në ndeshjet e radhës.
Sipas “SuperSport”, Berisha dhe Kamberi janë dy emrat e fundit që pritet t’i bashkohen ekipit gjatë natës së sotme dhe që nga dita e nesërme do të jenë në dispozicion të trajnerit Reja. /vipsport/