Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqiptarët e Lokomotivës arrijnë suksesin e madh, dërgojnë skuadrën në Champions

Shqiptarët e Lokomotivës arrijnë suksesin e madh, dërgojnë skuadrën në Champions

Mbrëmje magjike për futbollistët shqiptarë që aktivizohen te Lokomotiva e Zagrebit. Bëhet fjalë për një koloni me 5 shqiptarë, duke filluar nga Mersinaj, Çokaj, Tuci, Kastrati dhe Uzuni.

Ata triumfuan ditën e sotme në sfidën ndaj Osijek me rezultatin 1-2, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 2-të, që të siguron një biletë për në kualifikueset e Champions-it.

Ky është suksesi më i madh historik i arritur nga Lokomotiva e Zagrebit. Për këtë arritje meritë absolute kanë padyshim të 5-të shqiptarët, të cilët kanë qenë protagonistë absolutë.

Pjese e ketij ekipi eshte edhe mesfushori nga Kopliku Enis Çokaj i cili ka qene konstant ne lojen e tij dhe nje nga pikat me te forta te Lokomotives gjate gjithe sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments