Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLShqiptarët fishkëllyen himnin francez, tifozët nuk harrojnë ngatërresën në Paris

Shqiptarët fishkëllyen himnin francez, tifozët nuk harrojnë ngatërresën në Paris

Ka disa minuta që ka startuar ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, në impiantin e ri të kuqezinjve, në Air Albania Stadium. Ndërkohë, ajo që ka rënë në sy është fishkëllimi i himnit francez nga tifozët shqiptarë në stadium.

Ka qenë këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila gjatë kohës që këndonte himnin e francezëve nuk ka qenë e qetë pasi fishkëllimat e të pranishmëve ishin të forta dhe të qarta.

Mesa duket e gjitha lidhet me atë ngatërrim të himnit shqiptar në Francë, gjatë ndeshjes së parë kualifikuese. Kuqezinjve iu vendos gabimisht himni i Andorrës.

Një gafë e rëndë e nga ana e organizatorëve, teksa lojtarët e Shqipërisë për disa momente refuzuan të nisnin lojën, derisa më pas u vendos rregulli dhe u luajt himni i Shqipërisë. Kështu, tifozët nuk e kanë harruar atë episod dhe kanë fishkëllyer himnin e francezëve, megjithatë edhe mund të ishte shmangur. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments