Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShtohet 'kolonia' kuqezi te Lacio, Igli Tare merr një tjetër talent në...

Shtohet ‘kolonia’ kuqezi te Lacio, Igli Tare merr një tjetër talent në provë

Igli Tare nuk ndalet së mbështeturi të rinjtë e talentuar nga atdheu i tij. Drejtori sportiv i Lacios prej kohësh mundohet të afrojë sa më shumë lojtarë shqiptare pranë gjirit të klubit kryeqytetas.

Aliaj, Ndrecka, Kalaj, Shotaj e Shehu janë talentet nga vendi ynë, që kanë arritur të zënë një vend në ekipet e moshave të Lacios. Megjithatë duket këtyre të pestëve do i shtohet edhe një tjetër talent.

Mediet italiane raportojnë se Astrit Rama është marrë në provë nga drejtuesit e akademisë së Lacios. 18-vjeçari është rritur në akademitë e AEK-ut të Athinës dhe Olimpiakosit.

Mesfushori ka kryer vizitat mjekësore dhe ka arritur t’i kalojë me sukses. Tani i mbetet të japë maksimumin në fushë për të bindur Igli Taren, që po e ndjek personalisht situatën e djaloshit.

Kujtojmë se nga Greqia erdhi edhe Tomas Strakosha, që iu bashkua skuadrës së dytë laciale, për të treguar më pas vlerat e tij e për t’u bërë një nga “gardianët” më të mirë e Serie A.

Kështu, nga kjo eksperiencë e mëparshme mund të themi se akademitë e klubeve greke janë një “market” i mirë talentesh dhe Tare duket se e ka kuptuar këtë fakt. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments