Kanë gëzuar të gjithë por më së shumti kanë gëzuar ata për golat e Bëhet fjalë për Shtubinën dhe Bushiç, dy autorët e golave të së mërkurës shënuar pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndriçim Shtubina kthehet të flasë si protagonist pikërisht pas kësaj fitoreje dhe pas golit të tij, i pari për të në këtë kampionat.“Goli që shënova ishte I rëndësishëm sepse zhbllokoi rezultatin. Ka qenë një fitore e bukur dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë. Mbase fitorja duhej të kishte qenë shumë më e thellë nisur nga rastet e shumta që patëm. Megjithatë duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Na pret një ndeshje shumë e vështirë si ajo e Lushnjës dhe ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk duhet të mendojmë kurrsesi se kemi arritur gjithçka me dy fitoret ndaj Kukësit dhe ndaj Tiranës por duhet të vazhdojmë të punojmë fort”- ka thënë ai pas ndeshjes.

Në fakt, mesfushori shkodran nuk e luajti deri në fund ndeshjen me bardheblutë. Në fund të pjesës së parë ai i ka lënë vendin Bardullës. I pyetur për këtë zëvendësim, ai ka saktësuar: “Kam ndjerë një shqetësim në pjesën e prapme të kofshës dhe ishte një lloj tërheqje megjithatë gjërat nuk duken aq problematike dhe besoj se do të jem në Lushnjë”. I pyetur ndërkohë për këtë nisje që Vllaznia i ka bërë kampionatit, Shtubina thotë se më mirë që ajo nuk është nisur si pretendente. “Më mirë kështu që nuk jemi nisur si pretendentë sepse mund të arrijmë të bëjmë gjëra të mira në këtë kampionat duke mos qenë shumë në presion për arritjen e rezultateve” – ka thënë Shtubina.Dy ndeshje, dy gola me fanellën e Vllaznisë për Bushiç. Kjo është nisja që i ka bërë karrierës me kuqeblutë sulmuesi kroat Tomislav Bushiç. Ka shënuar në Kukës, ka shënuar edhe ndaj Tiranës dhe kuptohet që ka kënaqur edhe stafin drejtues i cili duket i lehtësuar edhe për zgjedhjen që ka bërë për repartin e sulmit në merkaton e verës.“Po bëj vetëm detyrën. Për këtë punë kam ardhur tek Vllaznia, për të shënuar. Më vjen mirë që po shënoj sepse kjo është detyra ime megjithatë mund të them se edhe skuadra ka ecur mirë në këto dy ndeshjet e fundit. Duhet patjetër të vazhdojmë në këtë rrugë”- ka thënë ai. Tomislav Bushiç erdhi në limitet e merkatos tek klubi ynë dhe fakti që ka firmosur pa u provuar, ka qenë njëfarë “basti” për stafin drejtues. Megjithatë ai po justifikon çdo gjë duke qenë një pikë referimi në sulm.I pyetur nëse ka ndonjë objektiv për numrin e golave që do të shënojë gjatë këtij sezoni me Vllaznia, kroati është përgjigjur: “Nuk kam ndonjë objektiv sesa gola do shënoj. E rëndësishme është të shohim ndeshje pas ndeshje dhe mbi të gjitha që skuadra të vazhdojë me rezultatet positive”.Për ta ndjekur në ndeshje sulmuesi Bushiç, ka qenë i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” edhe menaxheri i tij, i cili natyrisht që ka mbetur i kënaqur me paraqitjen dhe golin e shënuar prej futbollistit që ka nën menaxhim.

www.shkodrasport.com