Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShtubina jashtë ekipit deri në janar për shkak të dëmtimit

Shtubina jashtë ekipit deri në janar për shkak të dëmtimit

Mesfushori shkodran, Ndriçim Shtubina, vazhdon të ketë probleme me dëmtimin e tij në gju, çka ka sjellë edhe mospërfshirjen e tij në ekip në takimet e fundit. Lojtari ka pësuar një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, ndërsa terapitë e bëra nga ai deri në këto momente nuk kanë dhënë frytet e pritura, çka mund të sjellë edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo do të thotë se Shtubina nuk do të jetë pjesë e skuadrës minimalisht deri në muajin janar. Ai në këto momente e ka të pamundur të bashkohet me skuadrën në seancat stërvitore.

Megjithatë, në rast se lojtari kryen ndërhyrjen kirurgjikale, mund të jetë sa më shpejt pjesë e ekipit, madje që në muajin janar gjatë fazës përgatitore. Stafi mjekësor i skuadrës së Vllaznisë është i bindur se tashmë për lojtarin kjo pjesë e mbetur e fazës së parë të kampionatit të Kategorisë Superiore mund të konsiderohet e mbyllur, duke qenë se futbollisti nuk do të jetë më nën urdhrat e trajnerit Shpëtim Duri. Ky dëmtim i Shtubinës vjen në momentin më të papërshtatshëm jo vetëm për ekipin, por edhe për vetë futbollistin, i cili ishte kthyer në një titullar të padiskutueshëm dhe në një pikë të fortë për skuadrën. Në fillim të sezonit ai është përdorur si zëvendësues por, më pas, me paraqitjet e mira që tregoi, arriti të zinte një vend në formacionin bazë.

Admir Uruçi

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments