Gazeta me e madhe sportive ne Itali “Gazetta dello sport” brenda ketij sezoni veror i ka kushtuar nje vemendje futbollistit 19 vjecar nga Shkodra duke i rezervuar dy here nga nje artikull me vendosje ne faqet e Serise A qe bien menjehere ne sy.

Edhe sot kjo gazete ne faqen 18, gazetari Matteo Brega me artikullin e tij “Kumbulla nga te rinjte ne Seria A “nje ender”, i ben nje histori rritjes se ketij futbollisti qe ka ardhur me prinderit e tij ne Verona 9 vjeç.

Dhe ne moshen 15 vjecare ka luajtur me ekipin e moshave si kapiten skuadre. Pergjegjesi i sektorit te te rinjve Cladio Calveti thote: “Jam i lumtur me Kumbullen qe mund te zhvilloj nivelin e tij ne sfera me te larta”.

Dhe me tej pas Calvetit tranieri Massimo Margiotta shprehet:”Eshte nje krenari e madhe perte shohim lojtar te rritur te Hellas qe tevegjel si Kumbulla me shoket e tij.”

Ne ndeshjen ndaj Bolonjes, ekipi i Verones edhe pse me 10 veta ne fushe arriti te ruaje barazimin ku tranieri Juric vleresoj prezantimin e Kumbulles si nje nga mbrojtesit me rezultativ.

Marashi nga te gjthe gazetat sportive per ate demostrim te sigurt ne qender te fushes eshte vlersuar me noten 6. Sigurisht jo vetem mbrojtesi shtatelarte 185 cm, po e ndjen se afirmimi  i tij, ka hyre ne rruge te mbare, ku dhe prinderit e tij dhe dy vellezerit Giuliano e Silvio qe kane lindur ne Itali dhe vazhdojne shkollen, kane besim se rruga e djalit te tyre eshte e hapur ndonese siç thote gazetari Brega ai eshte nje djale serioz dhe profesonal, keshtu e pershkruajne ato qe e kane ndjekur te Verona.

Dhe agjenti i tij Vitali shton:” Jemi vetem ne fillim, duhet te rrije i qete e te vazhdoje te punoje, tani pritet thirja ne kombetaren shqiptare nga Edi Reja.
NAMIK MEHMETI
Firenze 26 gusht 2019