E diela rezultoi një spektakël me dy pjesë teksa në dy takimet Leçe-Atalanta dhe Kaljari-Roma u realizuan plot 16 gola.

Verdhekuqtë arritën të fitonin një betejë të paepur përballë Kaljarit, i cili ua bëri tepër të vuajtur marrjen e 3 pikëve skuadrës së Paulo Fonsekës.

Vendasit zhbllokuan takimin në minutën e 28-ë, por Kaliniç nuk i la më shumë se 60 sekonda tifozët vendas të festonin golin e avantazhit duke rikthyer baraspeshën. 4 minuta nga fundi i pjesës së parë, qe sërish kroati Kaliniç që shënoi për Romën duke e dërguar skuadrën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Me fillimin e pjësës së dytë, Xhastin Klajvert thelloi avantazhin e Romës. Por, vendasit gjetën forca ta ngushtonin rezultatin në minutën e 75-ë. Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Mançester Junajtid Henrik Mkitarian shënoi golin e katërt për Romën, por as pas këtij goli Kaljari nuk hoqi dorë nga dëshira për të vendosur barazimin. Në minutën e 89-ë, Zhoao Pedro shënon dopietë personale dhe mban në ankth Romën.

Rënië e bilbilit fiksoi rezultatin final 3-4. Roma beson se mund të arrijë të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin ardhshëm duke kërkuar vendin e katërt, që mbahet nga Atalanta.