Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka qenë i lumtur me fitoren e Shqipërisë ndaj Jordanisë, pasi e ka quajtur një moment pozitiv për vazhdimësinë, por edhe për lojtarët që debutuan në radhët e ekipit.
“Sot është një ditë speciale, për rezultatin e djemtë. Por edhe për Hysajn, se është një rekord i rëndësishëm për vendin e federatën. Ai është një lojtar që na jep gjithmonë gjithçka. Si shumë lojtarë bën mirë apo jo, por ai po bën një rrugëtim të jashtëzakonshëm dhe komplimente atij dhe familjes së tij.
Nuk është e thjeshtë se duhet menduar për gjithë ekipin, të fitosh e bësh mirë. Nuk duhet të gabosh se nuk ka shumë miqësore dhe në kombëtare e dini që gjërat janë të shpejta. Dajsinani bëri shumë mirë, më pëlqeu edhe Klisman, Gripshi në skuadrën e tij bën diçka ndryshe. Por teknikisht është i rëndësishëm. Sot provuam Bajramin djathtas, kemi parë gjëra interesante, por edhe për rezultatin jemi të kënaqur.
Kjo është një dhimbje koke e mirë për një trajner. E kam thënë që kombëtarja është e hapur, ndjekim Gripshin, Klisman e të tjerë. Kemi një listë me 10 lojtarë që i ndjekim, ndonjë mund të afrohet, i lumtur për ta. Sa më shumë dhimbje koke një trajner, aq më mirë, është shenjë e mirë. Ata duhet të luajnë, të bëjmë mirë, pastaj të shohim, por jam i lumtur për të gjithë ata.
Hoxha po bën mirë me skuadrën e tij, para 10 ditësh kishte një dëmtim të lehtë, e thirrëm dhe e pamë. Ai erdhi, bëri punë me ne, nuk humbi asnjë stërvitje, ai po bën mirë, me Serbinë hyri mirë> Sot bëri një ndeshje shumë të kompletuar, krenarë për të, po rritet si futbollist, po bën më shumë ndeshje, shënon, jam shumë i lumtur.
Mihaj? Unë kam parë gjithë ekipin mirë, është momenti për të, një mundësi, jo një test. Është një mundësi që një lojtar të shohë veten. Nuk besoj se duhen hedhur të gjithë 11 që nuk kanë luajtur bashkë, ndaj bëj 4-5-6 zëvendësime. Ai ka një rrugëtim prej dy vitesh me ne, është i sigurt, inteligjent, njeh konceptet tona, ka bërë Europianin me ne. Ai është një mbrojtës qendre si të tjerë që kemi, ka bërë një ndeshje të mirë.
Mehmeti? Duhet të jem i kujdesshëm kur të flas për një lojtar që nuk kam. Kam 24 lojtarë për të cilët kam përgjegjësi, pastaj për grumbullimet flasin të gjithë. Ne kemi 45-50 lojtarë, për çdo 23 që merr, ka të tjerë jashtë. Ne shkojmë sipas kundërshtarëve dhe pastaj karakteristikave. Unë kam marrë avionin e kam shkuar ta shoh te Bristol në Championship, ai luan në të majtën, nuk është i djathë.
Në të majtën kemi mbingarkesë, janë Hoxha, Uzuni, Bajrami, edhe Broja mund ta bëjë, Muçi luan në atë krah, Mehmeti është një tjetër. Kemi 6 që mund ta bëjnë, ndërsa në të djathtën kemi Asanin, Brojën e ndoshta Muçollin. Kërkoj ndjesë, nuk është momenti ky. Por janë të gjithë në konsideratë, pastaj bëhet një zgjedhje”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas ndeshjes.