Futbollisti i Vllaznisë, Silvio Zogaj, po përshtatet në një pozicion të ri në radhët e kuqebluve, në qendër të sulmit si rrallëherë më parë, por po tregon vlera edhe në këtë mënyrë loje. Në “SuperSport” sulmuesi shpjegoi se po përshtatet me këto ndryshime, por njëkohësisht se shpresonte të linte shenjë në ndeshjen e radhës ndaj Tiranës.

“Me vonesë nisën përgatitjet por në krahasim me ekipe të tjera, Vllaznia kishte kohë për ta përgatitur sezonin, shumica ishin nga viti i kaluar, njihnim shumë mirë njëri-tjetrin. Përgatitjet shkuan mirë, bëmë fazë të fortë. Fillimi ishte pak surprizë se Laçi kishte bërë paraqitje të mira në Europë. Fitorja ishte e rëndësishme por edhe barazimi nuk është keq në Ballsh se është fushë e vështirë.

Për një ekip të ri që sapo ngjitet në Superiore, të kesh një rezultat të mirë, dorë ka trajneri, se ai ka rregulluar ekipin, ka bërë fazën e duhur, ka sjellë lojtarët. Nëse do të vazhdojë si këto ditë, do të ecim më shumë përpara.

Shpresoj që me Tiranën të shënoj jo një, por dy gola. Normalisht detyra kryesore e sulmuesit është të shënojë e japë fitore. Mendoj se është një rol i ri për mua, po ambientohem sa më shumë me këtë rol, po mundohem të ambientohem në të gjitha mundësitë, pastaj të shënoj gola. Shpresoj të bëj karrierën e Salihit”, tha Zogaj. /vipsport/