Sinan Bardhi e ka nisur me fitore debutimin e tij në pankinën e Tërbunit. Pukjanët ia kanë dalë fitojnë me rezultatin 3-0 ndaj Naftëtarit.
Dueli është luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës dhe në fakt, e gjithë ndeshja është dominuar nga pukjanët, e cila nisi menjëherë me gol, teksa mesfushori shkodran Arjet Bizi tundi rrjetën e portierit të Naftëtarit, duke zhbllokuar takimin. Me shifrat 1-0 në favor të pukjanëve mbyllet pjesa e parë.
Në të dytën, pukjanët shënojnë golin e rradhës, teksa në të 65-tën shënon edhe Tabaku, i futur si zëvendësues. Në minutat e fundit të ndeshjes, Kaçubela shënon edhe golin e sigurisë, duke i dhënë fitoren Tërbunit me rezultatin 3-0.
Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi. Kështu, trajneri Sinan Bardhi e nis me fitore debutimin e tij në pankinën e Tërbunit, teksa pas kësaj ndeshje, pukjanët renditen në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 10-pikëve.
Tërbuni-Naftëtari 3-0
Golat: Bizi 5’, Tabaku 65’, Kaçubela 90’
Tërbuni (4-2-3-1): Shkoza, Lani, Hoxhaj, Temja, Bushaj, Laçeja, Xhakaj, Vecaj, Bizi, Xhahysa, Gjini (u aktivizuan: Pali, Qerpiku, Selim, Kaçubela, Tabaku) Tr: Sinan Bardhi