Gëzim Sinemati është i mendimit se kjo që po bën aktualisht futbolli, tregon edhe një herë se si po përdoren klubet në interes të presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në “Procesi Sportiv” ai e cilësoi të turpshëm faktin se Duka kishte përmendur votat politike të komunitetit të futbollit nëse plotësoheshin pikat.

“Me duket teatër me dy pjesë nga të dy krahët. Ky bojkot mirë që po keqpërdoret, po me fëmijët ç’kanë? Ajo është turpi i madh që bën futbolli sot. Po këta i kanë marrë leje prindërve të fëmijëve për të bërë atë veprim, si i përdorin si gurë shahu?

Te ato fusha ku stërviteshin këta fëmijë janë rritur zyrat e federates. Për ta janë kombinuar bukur me shtetin, merreshin vesh me sy mbyllur. Ato janë zyrat më të shtrenjta të futbollit në Ballkan, nëse do bëhej bojkot, aty duheshin të shkonin të protestonin e të thoshin ç’janë këto zyra kur futbolli i moshave është për hall.

Në atë konferecnë pashë se ai fliste si pronar i sportit, i Komitetit Olimpik. Kam përshtypjen që kur rri në fron për kohë të gjatë, të shkasin gjërat. Le të vazhdojnë kështu të dy palët, se do të jetë fundi i dramës të futbollit tone.

Pasi boshatisëm stadiumet, hoqëm edhe futbollin. Asnjë nuk di të përllogarisë dëmin, nuk di të thotë sa kanë humbur të gjithë. Kjo që kërkojnë lek kur nuk luajnë më kujton batutën e Metalurgjikut, Atëherë, në vitet e fundit, kur u mbyll, u tha se fitohej më shumë kur nuk punonte. Edhe futbolli kërkon lekë kur nuk luan.

A e di kush nga Liga çfarë punë ëhstë bër ëderi tani me paratë e UEFA-s? Liga duhet të bëjë kërkesë fillimisht çfarë është bërë me lekët e futbollit e jo të të shtetit. Çfarë ka bërë me lekët e UEFA, i ka shpërndarë si lekët e veta. Kur ishin zgjedhjet u zbulua e doli edhe fondi i solidaritetit që nuk shkuan paratë te klubet.

Nga ajo konferencë do të them se fare nuk më pëlqeu, ose më saktësisht ishte e turpshme kur tha nëse do të plotësohen katër pikat, ata do të votojnë për Ramën. Mirë që ka zaptuar futbollin por ky do të kontrollojë edhe si të votojnë të futbollit. Ky kontrollon gjithë situatën, kë votojmë, kë të zgjedhim, kush shënon e kush fiton”, tha Sinemati. /vipsport/