Tirana në këtë moment që flasim mezi bën një formacion të plotë. Bardheblutë, duke llogaritur edhe lojtarë si Lika, në këtë moment të gjitha rezervat i ka me të rinj.

Në mëdyshje për të ardhmen është edhe Toli, ndërsa pjesa tjetër, duke filluar nga Kodra që është portier e deri te Gjumsi në sulm, janë të rinj.

I vetmi që ka firmosur për sezonin e ri është Taulant Seferi qe ka vendosur te vazhdoje te luaje ne Shqiperi, ndërsa Vairinen me shumë mundësi është larguar nga bardheblutë.

Po kështu janë larguar edhe Torasa, Batha, Kale, Vangjeli e Vrapi, por edhe të tjerë jashtë pranë prishjes së kontratës. Se si do te veprohet per ndertimin e skuadres, kete per momentin askush nuk mund ta thote me siguri