Situata tek Flamurtari vazhdon të mos jetë aspak e mirë dhe si rrjedhojë e kësaj duket se pozitat e trajnerit të tij kanë filluar të lëkunden. Presioni mbi trajnerin Françekso Moriero është rritur ndjeshëm.
Drejtuesit e klubit i kanë vendosur ultimatum teknikut dhe ekipit për ndeshjen me Vorën. Flamurtari duhet patjetër të dalë me pikë nga kjo transfertë. Një humbje tjetër mund të rezultojë fatale për trajnerin italian. Në rast disfate, palët mund të ndajnë rrugët menjëherë pas ndeshjes dhe trajneri të marrë avionin në Rinas për të “fluturuar” drejt shtëpisë.
Pas humbjes me Tiranën, situata në Vlorë është trazuar ndjeshëm. Aktualisht Flamurtari ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë. Vlonjatët kanë një pikë më shumë se Tirana e fundit dhe një pikë më pak se Bylisi i vendit të tetë.
Një tjetër hap fals mund t’i kushtojë shtrenjtë jo vetëm skuadrës, por edhe stolit kuqezi. PROJEKTIMI – Në Vlorë ka zëra që janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe që flasin për ndryshime në pankinë.


