Vllaznia nuk arriti të dilte me tri pikë nga “Loro Boriçi” në përballjen ndaj Kukësit, kjo edhe si pasojë e rasteve të shumta të shpërdoruara. Në përfundim të ndeshjes ka folur edhe trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili ndihet i lumtur për lojën që zhvilloi skuadra, por disi i zhgënjyer që nuk dolën me pikë të plota.

Gjermani u pyet edhe për skandalin e zbulimit të rrogave, teksa theksoi se në vendin e tij do të shkonte direkt te gjykatësi për këtë çështje.

Nëse do të ishim në Gjermani, çfarë do të kishte ndodhur?

Mendoj që nuk është diçka e mirë. Nëse do të kishte ndodhur aty, do të shkonim te gjykatësi dhe do të merreshin ata me personin përgjegjës.

Mund të ndikojë mes lojtarëve kjo punë e rrogave, duke zbuluar edhe sa merr njëri dhe sa merr tjetri?

Nuk më pëlqeu fakti që u publikua një gjë e tillë, megjithatë nuk kemi se çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë edhe këtë gjë.