Partizani është momentalisht pa trajner. Ilir Daja është larguar nga pankina dhe ditën e sotme stërvitja është drejtuar nga zv.trajneri Renato Kalari që do të jetë në krye të skuadrës deri në momentin që të gjendet “timoneri” i ri.
Sot në media është qarkulluar lajmi për një rikthim të mundshëm të Skënder Gegës në stolin e Partizanit, ashtu siç flitet edhe per nje emerim te Shpetim Duros ne kete detyre.
Newsport.al kontaktoi me Gegën për të zbuluar më shuMë rreth këtyre zërave dhe trajneri i njohur u shpreh se është larguar drejt familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot i pashë këto lajme. Për momentin jam në Amerikë dhe nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur”, u shpreh shkurtimisht Gega duke sqaruar zërat që po qarkullojnë së fundmi në media.







