Skënderbeu ka marre triumfin e parë në këtë sezon të Superiores teksa ka mposhtur në transfertë 0-2 Bylisin.

Korçarët ia dolën falë dy golave në pjesën e dytë, teksa sa i përket ndeshjes, rastet ishin të shumta në të dyja krahët.

Megjithatë, ata që patën mundësinë më të artë për të gjetur avanatzhin ishin vendasit, të cilët humbën një penallti me Ujkën, i cili u ndal nga portieri Dajsinani.

Pas këtij momenti, fati kaloi te miqtë, të cilët gjetën fillimisht golin me Pusin dhe në të 85-tën Tereziu vulosi tre pikët për të tijtë.

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe ballshiotët ende nuk kanë gjetur fitoren pas tre javësh Superiore. /VipSport/

Bylis-Skënderbeu 0-2

Shënues:70’Pusi, 85′ Tereziu