Migen Memelli do vijojë të jetë në krye të Skënderbeut. Humbja e fundit 1-0 me Kukësin bëri që trajneri i “Ujqërve” të mendonte një largim nga skuadra.

Tanimë presidenti Takaj ka konfirmuar stafin, duke i dhënë besim lojtarëve për vijimin e garës dhe arritjen e objektivave në Superligë.

Në Korçë janë duke pritur për Dajan Shehin, që ka gjetur akordin me skuadrën e Memellit. Qendërmbrojtësi u largua pak ditë më parë nga Partizani, duke gjetur strehë sërish në Superligë.

Afrimi i tij pritet të mbyllë “vrimat” në mbrojtje, me Shehin që sezonin e shkuar spikati me performancën e tij te Vllaznia./newsport/