Sunday, January 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARESkënderbeu 'nuk mund të qëndrojë' pa futbollistët shkodranë. Dy prej tyre vishen...

Skënderbeu ‘nuk mund të qëndrojë’ pa futbollistët shkodranë. Dy prej tyre vishen bardhekuq

Skënderbeu i viteve të fundit ka patur vazhdimisht në rradhët e tij futbollistë shkodranë të cilët kanë kontribuar jo pak për këtë skuadër. Të fundit që kanë mbajtur veshur fanellë bardhekuq kanë qenë futbollistët Belajdi Pusi e Ardit Nikaj të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Por me largimin e Nikajt, korçarët mbetën pa shkodranë në rradhët e tyre.

Por vetëm për pak kohë sepse ditët e fundit me këtë skuadër janë bashkuar dy të tillë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Klejdi Paloka dhe sulmuesin Antonio Delaj.

Paloka e mbylli me Vushtrrinë në dhjetorin e vitit të kaluar dhe zgjodhi Skënderbeun për të vazhduar karrierën e tij duke u vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Gjoka.

Ndërkohë prej 3 ditësh me këtë skuadër është bashkuar edhe sulmuesi Delaj. Ky i fundit ka ardhur si i huazuar nga Elbasani deri në fund të sezonit. Kësisoj tashmë dy ish- futbollistët e Vllaznisë do të kontribuojnë për Skënderbeun, ashtu siç kanë bërë edhe shumë shkodranë të tjerë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments