Ndeshja e se shtunes ne mes Skenderbeut dhe Vllaznise konsiderohet e rendesishme per te dy ekipet. Ata aktualisht ndodhen ne te njejten kuote pikesh- 20 dhe ndajne vendet 6 dhe 7 ne renditje.
Kuqeblute munden nje jave me pare Luftetarin dhe “e zhyten” perfundimisht poshte ne renditje dhe do te synojne te bejne te njejten gje edhe me Skenderbeun.
Ky i fundit ka bere nje sezon me oshilacione. Normale ne pamje te pare duke pare problemet e shumta qe e shoqerojne kete klub.
Sfida e pas dy diteve pritet te jete edhe nje ballafaqim ne mes trajnereve, Ilir Daja dhe Mirsad Jonuz. I pari konsiderohet nje nga me te miret aktualisht ne futbollin shqiptar. I dyti, shihet si zbulimi i ketij sezoni sepse po ben mire me Vllaznine.
Maqedonasi i pankines shkodrane e ka fituar 4-0 sfiden e pare ndaj trajnerit te korçareve qe do te synoje “te marre hak” te shtunen. Por a do t’i pergjigjet skuadra? Kjo mbetet per t’u pare. Skenderbeu po kalon serish probleme e kjo u reflektua me bojkotin e stervitjes nga ana e ekipit dy dite me pare per shkak te rrogave te padhena.
Por nese korçaret kane marre deri tani 20 pike, meriten kryesore per kete e ka trajneri Daja qe ka arritur ta mbaje skuadren te karikuar. Tashme mbetet per t’u pare sesi do ta ingranoje Skenderbeun ne fushe te shtunen ndaj Vllaznise dhe po ashtu edhe Jonuz duket i angazhuar maksimalisht per te marre nje tjeter rezultat pozitiv me Vllaznine.
www.shkodrasport.com