Larg nga “San Siro” është një Inter që transformohet. Skuadra e Kontes është “mbretëresha” e Europës jashtë fushe.
Askush nuk është paraqitur më mirë se zikaltrit në 5 kampionatet kryesore; në fakt, formacioni zikaltër ka koleksionuar 6 fitore, në po aq sfida dhe ka regjistruar një barazim (me Parmën) dhe një humbje (me Juventusin) në shtëpi.
Nga Juventusi i ndalur në Firence dhe Leçe, te kampionët e Europës së Liverpulit, që barazuan në “Old Trafford” kundër Mançester Junajtid, askush nuk ka mundur të shënojë një seri të plotë pozitive në transfertë.
Në Spanjë, Barcelona ka humbur në Bilbao dhe Granada, ndërsa Borusia e Mynshengladbahut, kryesuese në Bundesligë, është ndalur në fushën e Dortmundit; PSG-ja e Mauro Ikardit ka humbur në Ren dhe Dizhon.