Burnley nuk ishte nje nga konkurrentet per titullin kampion këtë sezon. Burnley madje nuk konsiderohej as një kandidat për një vend mes 10 skuadrave më të mira. Shumica mendonin se do të vuanin për të qëndruar në Premier League.

Por pas fitores ndaj Stoke të martën, Burnley tashmë ndodhet në vend të katërt të renditjes së Premier League dhe do të mundohet të konkurrojë për një vend në Evropë në fazën e dytë të sezonit.

Si ia ka arritur kjo skuadër me mangësi të mëdha në krahasim me skuadrat e tjera që luftojnë për një vend në Evropë të ketë një start kaq fantastik të sezonit?

Trajneri

Meritën më të madhe e ka trajneri Sean Dyche. Kur ai erdhi te Burnley, skuadra ndodhej në mesin e renditjes së Championship. Klubi ishte në vend të katërt për rrogat më të ulëta të sezonit. Por Dyche triumfoi duke siguruar kalimin në Premier League, ra përsëri nga kategoria dhe i ngjit sërish një vit më pas.

Askush nuk priste që Burnley të qëndronte vitin e kaluar – por ia doli. Dhe tani Dyche i ka udhëhequr drejt vendit të katërt.

Ai është një personazh interesant. Sezonin e kaluar, Pep Guardiola i tha se ishte impresionuar nga Burnley, pasi City i tij nuk kishte arritur të dominonte ndaj tyre.

Dyshe beson te puna e fortë por teksa mund të duket si një stereotip i trajnerit tipik anglez, ai pas kuintave është krejt ndryshe. Ka një inteligjentë të qartë te puna e tij. ai blen lojtarë që e di që do t’i bëjnë për stilin e tij të lojës.

ë tjerët ai i stërvit, i përmirëson, dhe i lejon të largohen kur një tjetër është gati të zërë vendin.

Prapa skenave

Dyche nuk shpenzoi për blerje një sezon më parë për të përmirësuar gjendjen e qendrës stërvitore të klubit. Ai shpenzoi 12 mln euro për qendrën stërvitore që u hap në fillim të sezonit. Stabiliteti ka shumë rëndësi për të, ai do që klubi të ecë përpara.

Turf Moor

Për një kohë të gjatë ka pasur një stereotip për vizitat në netët e ftohta në Stoke. Do të ishte e padrejtë nëse Turf Moor nuk do të quhej një faktor i rëndësishëm. Është një nga stadiumet më të vështira angleze.

Gjendja e stadiumit është pothuajse jo e denjë për Premier League dhe vetë atmosfera është shumë e ftohtë, sidomos tani. Sezonin e kaluar Burnley arriti të fitonte 10 ndeshje në Turf.

Blerjet

Dyshe është një mjeshtër kur vjen puna për të sjellë lojtarë që i përshtaten sistemit. Këtë verë ai kryesisht ka blerë lojtarë zëvendësues gjithmonë të gatshëm të futen sa herë që është nevoja. Taylor, Walters dhe Bardsley kanë bërë mirë kur janë futur në fushë.

Blerja e sezonit ka qenë Chris Wood, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Championship, dhe Jack Cork. Wood ka shënuar shumë gola të rëndësishëm, ndërsa Cork ka shtuar forcën në mesin e fushës.