Raxha Naingolan u rikthye përsëri te Kaljari, pas aventurave me Romën dhe sezonin e fundit me Interin.Pavarësisht ofertave të shumta në drejtim të tij, mesfushori belg zgjodhi të rikthehej në Sardenjë.
Lojtari ka dhënë një intervistë ku ka folur për rikthimin e tij te Kaljari: “Kisha shumë oferta nga Kina, por zgjodha të vij këtu. Unë nuk luaj futboll për para. Presidenti u mundua të më bindë mua që të zgjedh Kaljarin. Në fakt unë nuk jam larguar kurrë, pasi këtu kam familjen time dhe disa nga njerëzit që dua më shumë.
Këtu është gruaja ime, njerëzit gjithmonë më kanë dashur në këtë vend. Skuadra për mua është si një familje, ne duhet të rritemi në aspektin e mentalitetit pas disa viteve jo shumë të mira.”, theksoi belgu.radja-nainggolan-cagliari-conferenza-sardegna-arena-13-696×391
Kujtojmë se bashkëshortja e Naingolanit është e prekur nga kanceri dhe kjo ishte një arsye tjetër që lojtari u rikthye në Sardenjë, pasi dëshiron që bashkëshortja e tij të qëndrojë pranë familjes./panorama-sport/