Xhuljano Skuka është heroi i Partizanit! Bomberi dibran i dhuroi fitoren 1-2 Partizanit në transfertë ndaj Skënderbeut, falë dopietës së realizuar në pjesën e dytë.
Korçarët kaluan të parët në avantazh me anë të Mensah në minutën e 20-të, teksa Skuka përmbysi gjithccka I vetëm në minutat 76 dhe 89’.
Vlen të theksohet fakti se sulmuesi e nisi sfidën nga stoli, teksa u mjaftuan vetëm disa minuta për t’u shndërruar në hero.
Kjo fitore e te kuqve vjen perpara ndeshjes shume te rendesishme te javes se ardhshme ndaj Vllaznise e cila pritet te jete shume interesante.
FT: SKËNDERBEU – PARTIZANI 1-2
Mensah 20′ / Skuka 76′, 89′