Manchester United dhe Borussia Dortmund do të duelojnë për të rrëmbyer një ndër talentët më të rëndësishëm të Anglisë.
Ata kanë pikasur të njëjtin lojtar, pasi bëhet fjalë për Jude Bellingham nga Birmingham City. Lojtari i ri ka fituar vëmendjen e të dy klubeve.
Nuk është hera e parë që “Djajtë e kuq” dhe verdhezinjtë janë në luftë, pasi në merkaton e janarit dueluan për Erling Haaland.
Sulmuesi zgjodhi në fund gjermanët, ndërsa situata mund të jetë ndryshe për lojtarin e ri. Adoleshenti luan si mesfushor dhe ka bërë mjaft mirë në Championship këtë sezon.
16-vjeçari ka luajtur në 31 ndeshje, nga të cilat 24 si titullar, ndërsa ka shënuar 4 gola. Ai ka qenë një ndër surprizat e bukura të këtij edicioni futbollistik. Klubet “big” duan ta rrëmbejnë sa më parë, pasi vlera e tij është ende e ulët.