Liverpooli tani ka humbur katër ndeshje radhazi për herë të parë që nga nëntori i vitit 2014.

Edhe pse investuan bindshëm në merkato, për të sjellë shumë emra të mëdhenj si Alexander Isak e Florian Wirtz, “Reds” nuk e kanë nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fakt, skuadra e Arne Slot pas humbjes nga Man Unitedi shkon në katër ndeshje radhazi pa fitore, një rekord negativ që nuk e kishin prekur që nga nëntori i vitit 2014.

Për Liverpoolin kjo ishte humbja e tretë radhazi në Ligën Premier, pasi ishin mposhtur edhe nga Crystal Palace e Chelsea, derisa u befasuan edhe në Ligën e Kampionëve nga Galatasaray.

Kujtojmë, “favoriti” për titull renditet në pozitën e tretë në tabelë, katër pikë mbrapa Arsenalit./Telegrafi/