Ish-arbitri dhe njëkohësisht dizenjatori I Arbitrave në FSHF, Sokol Jareci ka treguar në Sport Time se karriera e tij si arbitër I është injektuar nga I ati. Jareci thekson se e ka nisur me muzikën, duke studiuar tetë vite për violinë dhe më pas ka luajtur basketboll.

“Fillimet e mia kanë të bëjnë me muzikën, kam studiuar tetë vite për violinë. Kam luajtur basketboll, por futbolli ka qenë pasioni im.

Babai ishte ai që më futi në rrugën e arbitrimit. Djemtë kanë trashëguar basketbollin. Jam I apasionuar pas muzikës. Është një miksim, muzikë dhe sport bashkë.

Arbitrat? Ju jeni në dijeni të Akademisë së Arbitrimit, ka djem dhe vajza të reja. Kriteret për të qenë arbitër nuk janë specifike, mosha duhet të jetë 22 – 24 vjeç.

Ka disa element që shkëputen nga bota e futbollit dhe mund të kapin fushën e arbitrimit”, tha mes të tjerash Jareci./newsport/