Monday, April 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLSokol Jareci: Nga 1 korriku, rregulla të reja në futboll

Sokol Jareci: Nga 1 korriku, rregulla të reja në futboll

Vonesat e qëllimshme në futboll, në zëvendësime apo në rivënien e topit në lojë, do të numërohen me sekonda dhe pritet të ketë masa prej 1 korrikut. Rregullat e reja të vendosura nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatave të Futbollit pritet t’i japin më shumë ritëm lojës. Ky është mendimi i Shefit të Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, pasi kjo rregullore prek edhe kampionatin shqiptar.

“IFAB është gjithmonë në ndihmë të lojës dhe sidomos asaj efektive. Edhe ndryshimet që janë bërë do t’i japin një ritëm të lartë lojës, sidomos në momentet e fundit ku ekipet që janë në avantazh bëjnë abuzime të vogla me kohën gjatë zëvendësimit dhe me rivëniet fundore”, shprehet Sokol Jareci, Shefi i Arbitrimit në FSHF.

Në grupin e rregullave është e dalja jashtë fushe për 1 minutë e futbollistit kur merr ndihmë mjekësore, që do të dekurajojë lojtarët të shtiren si të dëmtuar. Në këtë paketë vendimesh, që do të gjejnë aplikim edhe në finalet e Botërorit, është edhe verifikimi nëse kartoni i dytë i verdhë u dha padrejtësisht.

“Ndërhyrja e VAR-it për kartonin e dytë të verdhë ka qenë një kërkesë e komunitetit të futbollit. Një rast që bëri bujë kohët e fundit në kampionatin italian, ku dukshëm lojtari ndëshkohet pa dashje me kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të largohet nga fusha e lojës, por protokolli nuk e lejonte që VAR-i të ndërhynte dhe të korrigjohej”, u shpreh Jareci.

VAR do të shqyrtojë edhe rastet kur goditja e këndit është dhënë padrejtësisht. Vitet e fundit, rregullorja e futbollit ka pësuar ndryshime të shpeshta me qëllim që të shtohet loja efektive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments