Mançester Junajtid do të luajë mbrëmjen e nesërme një ndeshje të vështirë përballët Atalantës, sfidë e cila mund të vendos fatet e Grupi F për Ligën e Kampionëve.

Me një fitore, skuadra e Solskjaerit mund të quhej e kualifikuar, por zikaltrit e Gasperinit pritet tu hapin sërish punë yjeve të Maçesterit. Në konferencën për shtyp, Solskjaer vlerësoi maksimalisht Atalantën duke e krahasuar me skuadrat angleze.

“Duhet edhe një fitore jashtë shtëpisë për të kaluar grupin, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Në ndeshjen e parë De Gea bëri dy pritje të jashtëzakonshme, duke shmangur golin e 3-1 të Atalantës. Atalanta ka një stil unik. duket si një skuadër angleze. Ata mund të krijojnë probleme për çdo ekip tjetër, duhet pasur kujdes.

Nuk dua të zbuloj planin e lojës, por padyshim që mund ta rreshtojmë skuadrën në mënyra të ndryshme. Pavarësisht nga taktikat, ajo që ka rëndësi janë lojtarët dhe cilësia e tyre. Është cilësia që mbizotëron mbi çdo sistem. Ka rëndësi sesi luajnë rolin e tyre individët, ka rëndësi sesi Bruno Fernandesh ia pason topin Ronaldos.

Muriel dhe Zapata janë lojtarë të mëdhenj. Atalanta ka shumë lojtarë që mund të na krijojnë probleme. Forca e tyre është grupi, vendosmëria, dëshira për të fituar. 4-5 vjet më parë askush nuk mund të besonte formën e tyre aktuale’’, u shpreh Solskjaer.