Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Son i mahnitshëm me golin e tij, Mourinho: Më kujton Ronaldon

VIDEO/ Son i mahnitshëm me golin e tij, Mourinho: Më kujton Ronaldon

Tottenham e harroi shpejt humbjen me Manchester United dhe nuk tregoi aspak mëshirë përballë Burnley. 5-0 fitoi ekipi i Mourinhos në fushën e tij dhe tani renditet në vend të gjashtë me 23 pikë.

Son shënoi një eurogol në pjesën e parë dhe trajneri portugez nuk i kursen elozhet për të në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

“Ishte një ditë perfekte. Nuk u dëmtua askush, nuk pësuam gol, zhvilluam një futboll perfekt dhe djem të rinj debutuan. Trajneri kundërshtar është gjithmonë i sinqertë, pas ndeshjes më tha se ne ishim shumë më mirë se skuadra e tij.

E falënderoj, Burnley është një kundërshtar i fortë, por u treguam të mrekullueshëm. Son? Ai realizoi një gol magjik. Më kujtohet një gol i Ronaldos kur isha te Barcelona. Braziliani shënoi një gol identik me atë të Son“, përfundon Jose Mourinho. /abcnews/

https://www.youtube.com/watch?v=IZGQ9g8dgqs

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments