Ne nje ndeshje futbolli gjithmone ka vleresime per lojtaret me te mire por edhe me te dobet. Sigurisht qe fokusi eshte tek ata te cilet japin me te miren per skuadren dhe per kete arsye shpeshhere ka vleresime edhe nga specialistet per “njeriun e ndeshjes”.

Ne fakt, ne duke filluar nga java e pare e kampionatit dhe deri ne fund, do te zgjedhim “Lojtarin e ndeshjes” por jo nga specialistet. Ia kemi lene kete te drejte publikut, tifozeve dhe njekohesisht lexuesve te gazetes tone.

“Shkodra Sport” si rrjedhoje duke filluar nga sfida e pare ndaj Kukesit ka hapur diten e djeshme sondazhin per te perzgjedhur lojtarin me te mire te kesaj ndeshje te fituar nga Vllaznia 3-1.

Ne votim kane marre pjese 521 vete dhe treshja e me te mireve perbehet nga Mala- Gruda- Boshnjaku. Sulmuesi anesor nga Prizreni ka marre me shume vota nga te gjithe- 138 dhe eshte ai vleresuar si me i miri i kesaj ndeshje. Ne vend te dyte eshte renditur Ildi Gruda me 126 vota pas nje paraqitje vertete te mire dhe i treti ka dale Lorik Boshnjaku me 105 vota.

Keto tre futbolliste ne kete menyre kane plotesuar podiumin e me te mireve te kesaj ndeshje, nderkohe qe pas tyre vijne portieri Kristi Qarri, sulmuesi Bekim Balaj, mbrojtesi Milos Stojanoviç e ketu me rradhe./SHKODRA-SPORT.COM/

Rezultatet e votimit mund t’i shihni duke klikuar ne linkun e meposhtem:

SONDAZH/ Cili ishte sipas jush lojtari më i mirë i Vllaznisë në ndeshjen ndaj Kukësit?