Karlo Ançeloti është trajneri më i dashur i tifozëve të Premier Ligës. Në një sondazh të “The Athletic”, ku tifozët iu përgjigjën pyetjes: “A jeni i kënaqur nëse trajneri i klubit tuaj konfirmohej vitin tjetër?”, rezultati për teknikun e Evertonit ishte 98.67% po.

Në vend të dytë, u rendit trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop (98.42%) dhe në vend të tretë Bielsa (98.13%). Pastaj Guardiola (97.4%), Roxhers (96.44%), Dajç (94.59%) Tuhel (89.93%).

Arteta renditet në vend të 10-të (87.59%). Mojes nuk është shumë i dashur nga tifozët e Uest Hemit, pavarësisht renditjes në vend të 5-të në Premier (83.72%).

Solskjaer është i 15-ti me 75.73%, ndërsa Murinjo i parafundit me vetëm 45.68% të tifozëve të Totenhemit që e duan në stol.