Vllaznia ne dy ndeshjet e fundit nuk ka arritur dot te shenoje gol dhe si rrjedhoje, ne keto 180 minuta ka marre vetem nje pike fale barazimit pa gola ne takimin e luajtur te merkuren ndaj Kukesit.

Mungesa e golit ka qene problemi kryesor i kuqebluve ne gjysmen e pare te sezonit dhe per rrjedhoje drejtuesit e klubit nderhyne ne merkato duke bere çmos qe te merrnin ndonje sulmues cilesor.

I pari qe firmosi ishte maqedonasi Simeon Hristov, me pas moldavi Eugeniu Sidorenco nderkohe qe ne limitet e merkatos u rikthye edhe braziliani i sezonit te kaluar, Silvio Rodrigues Pereira Junior.

Me keto tre sulmues te blere u mendua se problemi i golit u zgjidh tek Vllaznia megjithate ne dy takimet e fundit ka patur “thatesire” dhe per kete arsye, edhe mungese pikesh.

Pyetja qe shtrohet ne raste te tilla eshte ajo nese Vllaznia do te kete probleme edhe ne ndeshjet e ardhshme me mungesen e golit apo ajo do te zgjidhet nga lojtaret e blere?

Per te pare nje opinion edhe te tifozeve ne lidhje me kete çeshtje, “Shkodra Sport” dje ka bere nje sondazh pikerisht duke pyetur lexuesit e saj nese me blerjen e Junior, Sidorencos dhe Hristov eshte zgjidhur apo jo problemi i mungeses se golit tek Vllaznia?

Ne kete sondazh qe eshte mbajtur i hapur vetem 24 ore kane votuar 519 vete dhe po ashtu, kane komentuar edhe 15 te tjere. Interesant jane mendimet e sportdashesve shkodrane te cilet ne shumicen e tyre, plot 75 per qind e votuesve mendojne se Vllaznia nuk e ka zgjidhur kete problem ne sulm me blerjen e ketyre tre lojtareve.

Nga ana tjeter, vetem 25 per qind mendojne se Vllaznia ne gjysmen e dyte te kampionatit nuk do te vuaje per gol. Shikoni me poshte rezultatet e sondazhit te bere nga “Shkodra Sport”: