Duhej te ishte sot pjese e Vllaznise, por Bruno Telushi është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi bëhet me dije nga klubi rrogozhinas që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon që është arritur marrëveshja me një nga mesfushorët e spikatur të Superligës Shqiptare.
Gjate veres ai ka qene dy here shume afer skuadres shkodrane, por nese heren e pare ishte ai qe nxorri nje justifikim per te mos iu bashkuar Vllaznise, heren e dyte ishin drejtuesit e kesaj te fundit qe nuk i bene oferten e duhur dhe lojtari nuk pranoi.
Ne kete menyre ai ka zgjedhur skuader tjeter. Vlonjati i është bashkuar organikës së Egnatias ku do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani. Në njoftimin për mediet bëhej me dije:
“Bruno TELUSHI i bashkohet EGNATIAS.
Egnatia ka arritur te firmosi me ish mesfushorin e kombëtares Shqiptare Bruno Telushi i cili vjen pas një eksperience në kampionatin Azerbaxhanas ku ishte pjesë e Nefchi Baku.
Telushi e njeh maftë mirë kampionatin Shqiptarë pasi ka luajtur me Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin.
Vlonjati është fituesi i Kupës së Shqiperisë dhe kampionatit Shqiptar dy sezone më parë.
I urojmë mire se ardhjen “Ushtar” Telushit dhe fitimin e trofeve me fanellën e Egnatias .
KF EGNATIA”.