Eshtë mbyllur 1-1 sfida mes Tiranës dhe Egnatias e zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Ndeshja e javës së dytë për Superligën ka parë shumë raste të diskutuara nga VAR, teksa është luajtur për 100 minuta.
Do duhej teknologjia dhe Alla që të anullonin golin e avantazhit për Seferin. Zhgënjejnë në shtëpi bardheblutë, me miqtë që marrin pikën e parë në elitë pas 16 vitesh.
Ka qenë Seferi që ka kaluar në avantazh Tiranën në të 51 minutë, ndërsa pas gjashtë minutash ka barazuar Imeri me një perlë. Ndeshja e katërt e kësaj jave në Superligë që përfundon me rezultatin 1-1.
Pas ndeshjes, për Gol pas Goli lojtari i Egnatias, Demir Imeri tha:
“Realizim perfekt – Të marrësh një pikë me Tiranën është një motivim shtesë edhe për mua, na bën mirë si ekip. Ne e dimë se çfarë kualitet kemi në ekip, folëm për të treguar karakter dhe gradualisht do rritemi.
Largimi nga Vllaznia – Nuk ishte e thënë të rinovonim, kisha disa oferta nga Superliga dhe jashtë Shqipërisë. Në fund më bindi Egnatia”, tha Imeri.