Abissnet Superiore luan sot javën e 36-të dhe të fundit për sezonin 2021/22. Vetëm vendi i katërt që mund të dërgojë në Europë ka mbetur për t’u diskutuar, pasi verdiktet e tjera janë njohur.

Tirana ja doli të fitojë titullin kampion për herë të 26-të në historinë e klubit. Klubet e tjera që do e shoqërojnë në Europë do jenë Laçi i vendit të dytë dhe Partizani. Ndërsa akoma mbetet 1 vend tjetër për t’u diskutuar.

Fundi i tabelës gjithashtu është çështje e mbyllur. Dinamo dhe Skënderbeu do militojnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa Egnatia ka dhe një finale për të luajtur me Korabin.

ABISSNET SUPERIORE, JAVA E XXXVI, e enjte ora 17:00:

EGNATIA – DINAMO

KASTRIOTI – VLLAZNIA

TIRANA – KUKËSI

LAÇI – PARTIZANI

SKËNDERBEU – TEUTA