Vllaznia do të luajë pasditën e sotme duke nisur nga ora 18:30 ndeshjen e parë miqësore ndaj ekipit NK Medjugorje. Kjo do të jetë miqësorja e parë nga tre të tilla që kuqeblutë kanë planfikuar të zhvillojnë gjatë qëndrimit në Bosnje për fazën përgatitore.

Ndërkohë, edhe për trajnerin Migen Memelli, sot do të jetë prova e tij e parë në drejtimin e Vllaznisë në një ndeshje. Tekniku pogradecar ka zhvilluar përgatitjet në krye të skuadrës kuqeblu prej rreth dy javëve, teksa sot do të jetë edhe prova e tij e parë në drejtimin e Vllaznisë.

Edhe pse miqësore, kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme, jo vetëm për Memellin, por në të njëjtën kohë edhe për opinionin sportiv shkodran dhe më gjërë për të parë zgjedhjet që ai po projekton në drejtim të ndërtimit të formacionit.

Po ashtu, me shumë interes pritet kjo ndeshje edhe nga drejtuesit e KF Vllaznia, të cilët pritet të jenë prezent në Bosnje për të parë nga afër paraqitjen e skuadrës kuqeblu pas periudhës së ri-organizimit të stafit teknik dhe të futbollistëve.
Maringlen ZHIVANI