Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot luhen tre ndeshje të Superiores, e gjithë vëmendja në ‘Loro Boriçi’

Sot luhen tre ndeshje të Superiores, e gjithë vëmendja në ‘Loro Boriçi’

Shkruar nga Fatos LAMAJ

E shtuna në Abisnet Superiore ofron duele interesante që prekin objektiva të ndryshëm për skuadrat që do të zbresin në fushën e lojës.

Siparin e ditës pritet ta hap Bylis në orën 15:00 teksa pret në shtëpi Flamurtarin e luhatshëm në rezultatet e javëve të fundit.

Ballshiotët jan ende nën hijet e rrezikut për një rënie nga kategoria,ku ndan të njëjtat pikë me Vorën që pozicionohet e 8-ta në klasifikim në zonën e play-out.

Skuadra e Mirel Josës është e vetëdijshme se një trepikësh do ti shkëpuste përfundimisht nga këto makthe,ndërsa një ndalesë e radhës do ti kanoste seriozisht vendin që mban në tabelë dhe do ti ndërlikonte akoma dhe më shumë gjërat për ndeshjet e radhës të mbetura në kalendar.

Sakaq më pas do të luhen dy përballje të tjera me rëndësi të mëdha në kampionat,pasi në Durrës, Teuta pret Partizanin në garën akoma të hapur për vendin e fundit të “Final Four” ndërsa në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia luan përballë Dinamos,me pretendimet për të rifituar sërish kreun prej Elbasanit që u ndal në barazim 1-1 në shtëpi ndaj Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments