“Abissnet Superiore” luan dy sfidat e para të javës së 11-të, me katër skuadra që zbresin në fushë për çdo objektiv.
Në orën 14:00, Egnatia pret në Rrogozhinë Kukësin.
Skuadra e Tetovës vazhdon të jetë në vendin e parë në renditje dhe do të lërë pas barazimin në minutat e fundit me Skënderbeun javën e kaluar. Nga ana tjetër, verilindorët duket se janë ringjallur me Stavri Nicën në stol dhe tashmë janë në garë për një vend në “Final 4”.
Në “Elbasan Arena”, Dinamo do të presë Skënderbeun në sfidën që starton në orën 17:00. “Nëndetësja” kërkon të dalë me çdo kusht nga vendi i fundit në renditje, teksa korçarët ndodhen mes zonës së ftohtë të mbijetesës dhe “Final 4”.
NDESHJET:
EGNATIA – KUKËSI 14:00 “EGNATIA ARENA”
DINAMO – SKËNDERBEU 17:00 “ELBASAN ARENA”