Kampionati shqiptar rikthehet sot pas pauzës së kombëtareve. Ekipet e Superligës tashmë nuk do kenë pushim deri në fund të vitit ku kalendari do jetë goxha i ngjeshur. Përjashtim nuk bën as Vllaznia që e rihap e para Superligën sot kundër Kastriotit në orën 16:45.
Për shkodranët është ristartimi për të arritur tek objektivat e lartë sezonalë. Kjo periudhë do jetë një tur force për kuqeblutë që në më pak se 1 muaj do luajnë 7 ndeshje të vlefshme për Superligën. Takimet do pasojnë shumë shpejt njëra tjetrën, nga java në javë madje do ketë edhe përballjë në mesjavë.
Prandaj takimi kundër Kastriotit sot shikohet shumë i rëndësishëm përpara startit të këtij sprinti final të fundvitit. Një sukses sot do risllite humorin e duhur në rradhët e kuqebluve për javë në vijim.
Kjo periudhë me këto ndeshje të ngjeshura patjetër që do jetë vendimtare. Jo vetëm për Vllazninë, por për të gjitha skuadrat e Superligës për objektivat që kanë. Nëse do kenë sukses apo sezoni nuk do jetë në pretendimet e duhura do kuptohet në fund të këtyre 7 ndeshjeve dhe në fund të vitit.
Endri ÇINARI