Futbolli shkodran ndër vite ka pasur një traditë të pasur përsa i takon repartit më difensiv dhe padyshim që një nga emrat më të spikatur në portë ka qenë Avenir Dani, ose siç njihet nga të gjithë, ish “gardiani” i portës kuqeblu.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse per te eshte nje dite e veçante. Ai feston 57 vjetorin e tij te lindje dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite te tjera te lumtura! Avenir Dani ka lindur ne Shkoder me 24 prill 1965 dhe rinine e tij ia kushtoi futbollit.

Për më shumë se një dekadë ka shërbyer për ngjyrat e Vllaznisë e Partizanit, ekipit “Shpresa” dhe “Përfaqësueses “shqiptare, duke shënuar një të kapitull të veçantë në historinë e qytetit ku futbolli shqiptare ka djepin.

Ai tashmë është larguar prej vitesh nga fushat e blerta, por kujtohet me respekt nga tifozeria dhe opinioni dhe specialistet si i cili korri katër trofe kombëtare (dy Kampionate Kombëtare e dy Kupa Republike) trofe për të cilat luhet futbolli dhe të gjithë i dëshirojnë, por vetëm të mëdhenjtë i kanë fat.

Dashuria e pare e Danit ka qenë volejbolli, sport të cilin e ushtroi që në klasat e ulëta sportive të Shkollës ‘’Ndoc Mazi’’ i stërvitur plot pasion nga mësuesit e tij Vitor Jubani dhe Bahri Asllani.
Në moshën 14- vjeçare fiton kampionatin kombëtar të klasave sportive të volejbollit.

Pasi përfundon klasën e tetë aktivizohet me ekipin e të rinjve të volejbollit të Vllaznisë , ku pas dy vjetësh debuton edhe në ekipin e parë,por për shkak të gjatësisë trupore detyrohet të largohet qejfmbetur nga dashuria e parë dhe për të rendur pas një dashurie tjetër te re akoma edhe me pasiononte, së cilësi i fali gjithë energjitë dhe stinën më të mirë të jetës së tij.

Maratonën e vështirë të futbollit e nisë nga paratërinjtë ku si trajner pati mjeshtrin e njohur shkodran Halil Puka, i cili duke parë tek djaloshi tharmet e një talenti me të ardhme, ia rekomandon trajnerit të të rinjve Ismet Hoxha.

Tek ekipi të rinjve zuri vendin e titullarit në portë, luajti dy vjet ku talenti i tij nuk i shpëtoi dot syve të mprehtë të Mjeshtrit të Madh Sabah Bizi dhe ndihmësit të tij Isa Sukaj, rojtar i kuadratit shkodran në vitet shtatëdhjetë, të cilët pa hezitim e afrojnë tek ekipi Shpresa i “Vllaznisë”.

Në atë kohë, në hallkën e ekipeve zinxhir të futbollit shqiptar u eksperimentuan me sukses edhe ekipet Shpresa, me futbollistë deri në moshën 21 vjeçare.

Ish gardiani shkodran Isa Sukaj tek Avenir Dani gjeti brumin e një portieri me perspektivë, që kishte vite që i mungonte Shkodrës, prandaj punoi gjithë pasion e dashuri e farkëtoi në kullën e tij profesionale dhe si një blister të çmuar, pas një viti e gjysmën i tha Vllaznsë;

– Ja ku e keni portierin e duhur të markës shkodrane që kemi shumë vite qe kërkojmë. Në vitin 1984 Avenir Dani debuton tek te rriturit e Vllaznisë .

Isa Sukaj nuk i ndahet as tek te rrituri dhe së bashku me Ramazan Rragamin, madje suksesin e tij Avenir Dani ja dedikon me tepër se kujtdo tjetër usta Isa Sukajt, për të cilin afirmimi i Danit ishte një sfidë personale .

Avenir Dani tek ekipi i të rriturve pati fatin të stërvitej për disa vite nga Mjeshtri i shquar Paulin Ndoja të cilin Astrit Hafizi e thirri si ndihmësin e tij për stërvitjen e portierëve. Në vitet 1985-1986 ka qenë kondidat i ekipit kombëtare Shpresa qe drejtohej nga Medin Zhega.

Në vitin 1987 së bashku me Hysen Zmijanin , Hysen Dedjen, Isak Pashajn, Ilir Kepen etj hodhi firmën si pjesë e “Vllaznisë” në fitoren e trofeut të Kupës së Republikës.

Avenir Dani erdhi në portën shkodrane pas një shterpësie disa vjeçare(gati një dekade) në ketë repart nervologjik, duke zënë vendin e korçarit Gjergji Kushe.

Në kampionatin e vitit 1991-1992 arriti majat duke fituar titullin kampion, pas një periudhe të gjatë mungese të trofeut në shtëpinë e kuqeblu.

Dani ishte pika me fortë e repartit difensiv e atij ansambli kompakt që përbehej nga Hysen Dedja, Nako, Isak Pashaj,Shpuza, Noga, Basha, Premçi, Bushati, A-Gruda , Billa, Ymeri, Tepelia, Bisha, Hoxha, Matini te drejtuar nga trajneri Astrit Hafizi.

Sezoni futbollistik i vitit 1993-1994 është zeniti i karrierës së Avenir Danit, i cili luan për ngjyrat e ekipit të “Partizanit” të madhe duke shkëlqyer në mënyrë dominuese ne orbitën e gardianëve tanë të atyre viteve.

Nën urdhrat trajnerit Sulejman Starova së bashku me Pelinxhin, Beharin, Myftarin, Nikollën , Dostin, Hoxhën Alfons Muçen, Çoçllin, Ilir Banon, Ylli Shehun, Ilir Shulkun, Sokol Metën plotësojnë më së miri portretin kampiones së kuqe e cila me hegjemoninë e saj absolute atë sezon e përfundon në mënyrën më të suksesshme duke fituar të dyja trofetë, Kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë që mbeten akoma të fundit deri më sot(2013) për ketë ekip.

Partizani pas “dezertimit” të këtyre legjeonarëve do të binte nga maja në humnerën e ferrit . Iku dhe u rikthye me mundim në elitë, akoma sot pas një dekade është larg fronit atje ku e ngriti Dani dhe shokët e tij .

Njeriu i portës shkodrane ka bërë paraqitje të paharrueshme në një dyzinë ndeshjesh, kampionatesh e kupash të Shqipërisë, duke qenë nga pikat më të sigurta të Vllaznisë, i cili për mbi gjashtë vjet ka luajtur pa e njohur stolin.

Rivaliteti mes skuadrave në ato vite ka qenë realisht shumë i madh dhe niveli i futbollit ishte i kënaqshëm për kushtet tona.

Vllaznia kur militoi Avenir Dani ishte në pjesën më elitare të skuadrave tona dhe njerëzit e ndiqnin ngado dhe e donin gjithë pasion .

Në mendjet e tifozëve të asaj periudhe janë skalitur ndeshjet e mrekullueshme në vitin 1987 ndaj kampiones “Slemia” të Maltës ku “Vllaznia” do të fitonte të dyja takimet 1- 0 dhe 0-2.

Të paharruar për kampionin Dani mbetën takimet e “Vllaznisë “ me 1991 në edicionin e Kupës së Kampioneve me “Aek ”-un e Greqisë, ku ndonëse shkodranët u mundën në të dyja ndeshjet (0.1 dhe 2.0 ), ai shkëlqeu në të dyja këto ndeshje, ndërsa takimin e luajtur në Greqi e konsideron si kryefjalën e sfidave të tij më të bukura dhe më të dhimbshme njëkohësisht.

Periudha e viteve 1991-1994 është inkadeshenca e jetës sportive të Danit i cili jo vetëm kurorëzohet kampion edhe me Vllazninë edhe me Partizanin por shpërthimi i tij i hapi rrugën drejt portës së tronditur të Kombëtares në një nga edicionet e saj më të vështira siç qenë eleminatoret e Usa 1994, në kohën kur Shqipëria sapo kishte dalë nga diktatura komuniste dhe futbolli ynë nuk gjendej as në qiell as në tokë.

Pas perfundimit te karrieres si sportist, ka nisur ate te trajnerit te portiereve duke punuar per vite me rradhe me ekipe te ndryshme.
Gjergj KOLA